Kina do ta bëjë vaksinën e koronavirusit një "produkt publik global"

2020-06-08 10:53:48 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze u shpreh se do të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar nëse arrin të krijojë një vaksinë për koronavirusin e ri dhe do ta bëjë këtë vaksinë një "produkt publik global".

Deklarata u bë nga ministri i Shkencës dhe i Teknologjisë i Kinës pas publikimit të dielën të librit të bardhë mbi luftën kundër COVID-19.

Ai shtoi se Kina do të vazhdojë të nxitë marrëveshjet mbi "hyrjen e shpejtë" në kufi me vendet e tjera. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore