2020-06-08 10:47:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut Bill de Blasio ka hequr ndalimqarkullimin në qytet, pas nëntë ditësh protestash paqësore.
Ndalimqarkullimi i fundit ishte përcaktuar të fillonte në orën 8 të mbrëmjes së të dielës dhe të mbaronte të hënën në mëngjes.
Ndalimqarkullimi në qytet u vendos javën e kaluar pas plaçkitjeve dhe përleshjeve me policinë gjatë protestave kundër vrasjes së afroamerikanit George Floyd.
Të shtunën u zhvillua në qytet protesta më e madhe deri tani.
Gjatë konferencës së shtypit të dielën, De Blasio u zotua se do t'i japë disa nga fondet e përcaktuara për Departamentin e Policisë të Nju-Jorkut për të rinjtë dhe shërbimet sociale, si pjesë e reformës policore.
Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Çikagos Lori Lightfoot ka njoftuar gjithashtu përfundimin e ndalimqarkullimit në këtë qytet, të vendosur javën e kaluar pas plaçkitjeve dhe dëmtimit të pronës. (Vera)