2020-06-08 10:33:39 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Përpjekjet e pastrimit në Siberi kanë vazhduar, pasi rreth 20 000 tonë naftë u derdhën nga një depozitë në një termocentral.
Incidenti ndodhi të premten pranë Norilskit, në verilindje të Moskës.
Punëtorët e shërbimit të emergjencës grumbulluan 850 metra kubë ujë të ndotur dhe 11 000 tonë tokë të njomur me naftë, e njëjta sasi që u mblodh edhe javën e kaluar.
Specialistët janë duke përdorur material prej qymyrguri për të thithur naftën, ndërsa në lumë janë vendosur pengesa për të bllokuar përhapjen e karburantit.
Organi më i lartë i hetimit penal në Rusi ka nisur hetimin mbi këtë incident dhe një punonjës është ndaluar. (Çang Çuo)