Protestat në Londër, statuja e Çurçillit shkarravitet me fjalët "Ishte racist"

2020-06-08 10:11:34 CRI Komenti juaj Printoni

Dhjetëra mijë protestues dolën në rrugë në Londër gjatë fundjavës, në mbështetje të protestave në ShBA kundër vrasjes së George Floyd-it.

Shtatoret e kryeministrit britanik Uinston Çurçill dhe udhëheqësit të të drejtave civile Mahatma Gandi ishin midis atyre që u vandalizuan gjatë protestave.

Çurçilli zë një vend të veçantë në kulturën britanike si fitimtar i Luftës së Dytë Botërore.

Por sipas protestuesve, pikëpamjet e tij mbi epërsinë e të bardhëve dhe mospranimi për t'u shpërndarë grurë njerëz të uritur në Indi në vitin 1943 janë dëshmi mizorie. Për këtë arsye ata e shkarravitën statujën e tij me fjalët "Ishte racist"

Një numër i vogël protestuesish u përleshën me policinë pranë rezidencës së kryeministrit Boris Johnson në "Downing Street".

Policia arrestoi 29 veta gjatë protestës së të shtunës në Londër, për veprime të dhunshme dhe sulme ndaj punonjësve të shërbimeve të urgjencës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore