Siguria e jetës dhe shëndetit të popullit në vend të parë, përvoja më e rëndësishme antiepidemike e Kinës

2020-06-07 19:51:59 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze publikoi të dielën librin e bardhë "Veprimet e Kinës kundër epidemisë së COVID-19", ku shpërndau përvojën efektive të Kinës në parandalimin e përhapjes së virusit dhe mjekimin e pacientëve. Në këtë libër shprehet gjithashtu besimi për fitoren e betejës antiepidemike në botë.

Në këtë dokument prej 37 mijë fjalësh theksohet shumë herë koncepti "jeta dhe shëndeti i popullit në vend të parë", i cili është përvoja më e rëndësishme kineze në betejën antiepidemike.

Pneumonia e koronavirusit novel është epidemia shëndetësore me përhapjen më të shpejtë, me sferën më të gjerë të ndikimit dhe me vështirësinë më të madhe të parandalimit pas formimit të Republikës Popullore të Kinës. Ky libër i bardhë ka zbuluar në mënyrë të gjithanshme dhe sistemike përpjekjet e vështira të Kinës kundër epidemisë. Nëpërmjet këtij libri, komuniteti ndërkombëtar mund të njohë transparencën dhe përgjegjësinë e Kinës në betejën antiepidemike dhe masat e rrepta të kontrollit të zbatuara në Kinë, të cilat jo vetëm ruajtën sigurinë e jetës dhe shëndetin e popullit kinez, por gjithashtu dhanë kontribut të rëndësishëm për shëndetin publik botëror.

Sipas librit të bardhë, nga foshnja e sapolindur e deri tek të moshuarit mbi 100 vjeç, Kina shpëtoi jetën e çdo pacienti pa përllogaritur koston. Kina dërgoi mjekët dhe infermierët më profesionistë dhe përdori pajisjet më të përparuara mjekësore për të shpëtuar pacientët në gjendje të rëndë, për të shpëtuar sa më shumë jetë. Deri më 31 maj, përqindja e shërimit të pacientëve të prekur nga virusi i COVID-19 në Kinë arriti në 94.3 %.

Në provincën Hubei janë shëruar mbi 3000 pacientë në moshën mbi 80 vjeçare dhe 7 pacientë mbi 100 vjeç. Një i moshuar afro 70 vjeç me COVID-19 u shërua pas trajtimit shëndetësor prej dhjetra ditësh nga mbi 10 punonjës, shpenzimet mjekësore prej afro 1.5 milionë juanësh (mbi 210 mijë dollarë amerikane) u mbuluan plotësisht nga buxheti i shtetit. Ambasadori iranian në Kinë Mohammad Keshavarzzadeh u shpreh se koncepti kinez "jeta e popullit në vend të parë" i shfaqur në këtë betejë antiepidemike na preku shumë.

Ky libër i bardhë tregoi hollësisht përpjekjet dhe sakrificat e të gjithë popullit kinez në sistemin e rreptë të parandalimit dhe të kontrollit të virusit COVID-19. Përballë krizës, populli kinez pati besim të madh te qeveria dhe zbatoi rreptësisht vetëizolimin me konceptin "vetëmbrojtja mbron edhe të tjerët, duke bërë kontribut për vendin ". Kjo vjen nga kultura tradicionale kineze e ndihmës për njëri-tjetrin, "jemi në të njëjtën varkë".

Në librin e bardhë u pasqyrua edhe përvoja e rinormalizimit të prodhimit të Kinës sipas fazave të ndryshme: ruajtja e qarkullimit të qëndrueshëm shoqëror; rinormalizimi me radhë i prodhimit; rinormalizimi gradual i jetës publike. Deri në fund të prillit, 99% e ndërmarrjeve të mëdha industriale kineze rifilluan prodhimin dhe 88.4% e ndërmarrjve të mesme dhe të vogla rifilluan aktivitetin.

Kombi kinez ka pësuar vuajtje të shumta përgjatë historisë, por gjithnjë është ngritur pas kapërcimit të sfidave të ndryshme. Populli kinez beson se pas kësaj krize, do të dalë përsëri dielli me raste të reja zhvillimi. Urojmë që të gjithë popujt e botës ta kapërcejnë me sukses këtë sfidë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore