Kina, e gatshme për të ngritur në nivel të ri marrëdhëniet me palën europiane

2020-06-05 12:25:54 CRI Komenti juaj Printoni

Njoftohet se Gjermania planifikon të mbajë samitin Kinë-BE në shtator në Lajpcig. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh për mediet se Gjermania dëshiron të shfrytëzojë rastin e kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së për të rregulluar marrëdhëniet kino-amerikane. Maas theksoi gjithashtu se BE-ja ka shumë tema të rëndësishme për të diskutuar me Kinën.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh të mërkurën në një konferencë për shtyp se 2020-a është një vit i rëndësishëm për marrëdhëniet kino-europiane. Të dyja palët po përgatiten aktivisht për një seri shkëmbimesh të nivelit të lartë. Marrëdhëniet kino-europiane gjenden përballë mundësive të mira të zhvillimit. Pala kineze dëshiron që, së bashku me vendet europiane, përfshirë Gjermaninë, të nxitin zhvillimin e marrëdhënieve kino-europiane dhe ta ngrejnë nivelin e këtyre marrëdhënieve, të mbrojnë bashkërisht multilateralizmin, të punojnë së bashku për ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur dhe të bëjnë përpjekje për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik kino-europian në një nivel të ri. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore