Infrastruktura e tipit të ri, rruga drejt të ardhmes

2020-06-05 12:24:44 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e punës së qeverisë të këtij viti, kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje se duhet të zhvillohet fuqimisht ndërtimi i infrastrukturës së tipit të ri. Infrastruktura e tipit të ri pasqyron kalimin në sistemin e ri ekonomik, i cili jo vetëm ndërthur mënyrat tradicionale të prodhimit, por edhe kapërcen të metat në modelin tradicional ekonomik dhe ndihmon në zhvillimin e sektorëve të rinj. Nga ana tjetër, ndërtimi i infrastrukturës së tipit të ri ka lidhje të ngushtë me rritjen ekonomike. Në fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas epidemisë, në Kinë është ndier rëndësia e inteligjencës artificiale, e internetit të lëvizshëm dhe e informatikës cloud. Infrastruktura e tipit të ri ka sjellë përfitime në fushën arsimore, mjekësore, logjistike etj.

Për shembull, kohët e fundit, bota u fokusua në matjen e lartësisë së malit Qomolangma, majës më të lartë në botë. Procesi i ngjitjes në majën e malit u transmetua drejtpërdrejt nëpërmjet teknologjisë 5G. Lëshimi i sinjalit nga pika më e lartë e botës tregon arritjet e raundit të ri të risive shkencore e teknologjike. Kina do ta përdorë këtë rast për të shndërruar mënyrën e prodhimit, duke ngritur nivelin e teknologjisë inteligjente në zhvillimin ekonomik.

Në raportin e punës, kryeministri Li Keqiang tha gjithashtu se ndërtimi i infrastrukës së tipit të ri është detyra e parë në zhvillimin e ardhshëm të Kinës dhe është një drejtim i ri i zhvillimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore