Aeroplani i posaçëm gjerman i biznesit mbërrin në Shangai

2020-06-05 11:27:46 CRI Komenti juaj Printoni

Një aeroplan i posaçëm për ekzekutivët e kompanive gjermane dhe familjet e tyre ka mbërritur në Shangai.

Ky është fluturim i parë i posaçëm i biznesit me qytetarë të huaj që mbërrin në këtë qytet kinez gjatë dy muajve të fundit.

Mbi 200 udhëtarët që gjendeshin në të, tani janë në karantinë 14-ditore.

Një javë më parë, një avion i tillë me punonjës gjermanë mbërriti në Tianjin, duke qenë kontingjenti i parë i europianëve që kthehen në Kinë qysh nga shpërthimi i koronavirusit të ri.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore