Eksperti: Kina ka raportuar të dhëna të sakta për epideminë

2020-06-05 10:59:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeepidemiologu kinez Zhong Nanshan thotë se Kina ka raportuar të dhëna të sakta gjatë luftës së saj kundër COVID-19.

Ai theksoi gjithashtu se Kina nuk ka fshehur asnjë informacion nga pjesa tjetër e botës.

Zhong i tha këto në përgjigje të akuzave të ngritura nga disa politikanë dhe media të huaja.

"Nëse i llogaritni statistikat për frymë, sëmundshmëria dhe vdekshmëria nga virusi janë më të lartat në ShBA, dhe gjithashtu mbeten në një nivel të lartë në shumë vende evropiane, ndërsa Kina i ka ndër më të ulëtat. Përfundimi i tyre për arsyen e shifrave të ulëta në Kinë ishte që ne fshehëm statistikat e vërteta," tha Zhang.

Gati dhjetë milionë veta në Wuhan kanë bërë teste të centralizuara të acidit nukleik kohët e fundit, dhe asnjë rast i konfirmuar nuk u gjet.

300 raste asimptomatike u zbuluan gjatë testimit në shkallë të gjerë, por asnjë prej tyre nuk u gjet se kishte infektuar të tjerët.

Zhong thotë se rezultati tregon më tej situatën e vërtetë të epidemisë në Kinë:

"Këto të dhëna përputhen me ato që raportuam më parë. Pra, ato sqarojnë më tej faktin që ne kemi vërtet shifra shumë të ulëta. Nuk kemi fshehur asnjë të dhënë e kemi thënë të vërtetën."

Zhong udhëhoqi një ekip ekspertësh në Wuhan kur filloi shpërthimi në qytet, dhe konfirmoi se koronavirusi i ri mund të përhapet nga njeriu te njeriu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore