Kina do të japë 20 milionë dollarë për betejën kundër COVID-19

2020-06-05 10:32:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang ka thënë se Kina do të japë 20 milionë dollarë amerikanë nga viti 2021 deri në 2025-n, për të ndihmuar vendet në zhvillim të zotërojnë vaksinat dhe për të përballuar sfidat e COVID-19.

Kryeministri Li e bëri këtë premtim gjatë fjalës në Samitin Global të Vaksinave 2020, të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai tha se Kina do të vazhdojë të mbështesë rolin qendror të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bashkërendimin e studimit e të prodhimit të vaksinave, dhe do të nxitë zhvillimin e provave klinike për vaksinat në shumë qendra.

Kryeministri vuri në dukje se qeveria kineze dhe sektori privat kanë investuar mbi 560 milionë dollarë amerikanë për vaksinat, terapeutikët dhe reagentët e testimit.

Tani Kina ka miratuar provat klinike për tre vaksina kandidate të COVID-19, një prej të cilave është listuar nga OBSh-ja si vaksina e parë në botë që kalon në testimin e fazës së dytë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore