2020-06-05 21:57:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina njoftoi për 11 parqe kryesore industriale në Portin e Tregtisë së Lirë Hainan për të nxitur zhvillimin e turizmit, shërbimeve moderne dhe industritë e teknologjisë së lartë.
Kina ka lëshuar një master plan për Portin e Tregtisë së Lirë Hainan, ku thuhet se do të krijohet një sistem i politikave të portit të tregtisë së lirë deri në vitin 2025 dhe zhvillohet më shumë deri në vitin 2035.
Dokumenti nënvizoi vendosjen e një sistemi tatimor konkurrues ndërkombëtar, i cili duhet të jetë i përshtatshëm për portin e tregtisë së lirë duke iu përmbajtur parimit të tarifave zero, tarifave të ulëta të taksave, sistemit të thjeshtuar të taksave dhe sundimit të ligjit.
Kreu i Institutit të Kinës për Reformë dhe Zhvillim Chi Fulin shprehu shpresën që Hainan-i të integrohet më tej në ekonominë globale. (Albana)