2020-06-05 21:54:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministria e Arsimit ka botuar një udhëzim të ri për shkollat e mesme që përfshin nxitjen e nxënësve për të marrë pjesë në punë fizike dhe shërbimin vullnetar të komunitetit.
Sipas udhëzimit, kursi fizik përbën gjashtë kredite në planin mësimor të shkollës së mesme, numër i njëjtë ky me lëndën e anglishtes.
Sipas dokumentit, kërkohet të paktën 40 orë punë fizike jashtë klase për nxënësit gjatë tre viteve të tyre të shkollës së mesme.
Dokumenti gjithashtu i nxit nxënësit të regjistrohen në shërbime të vullnetarizmit të komunitetit, që përbën një të tretën e krediteve në kurrikulën e punës.
Pjesëmarrja në këto fusha do të ndikojë në suksesin e tyre në provimin e pranimit në kolegj dhe universitet, i cili konsiderohet kanali më i rëndësishëm i vendit për zgjedhjen e talenteve. (Albana)