CMG: ShBA-ja po shijon frytet e hidhura të demokracisë me standard të dyfishtë

2020-06-05 21:43:23 CRI Komenti juaj Printoni
Vdekja e George Floyd-it ndezi protesta masive në mbarë ShBA-në, madje në disa qytete gjendja u përshkallëzua me dhunë, shkatërrim, grabitje, djegie dhe të shtëna armësh. Përballë gjendjes së dalë jashtë kontrollit, presidenti Trump u shpreh në një fjalimin televiziv se do të nxjerrë ushtrinë në rrugë për shuarjen e trazirave, gjë që habiti opinionin publik. Shumë amerikanë e krahasojnë gjendjen e tanishme në ShBA me "Pranverën Arabe", që ndodhi në vendet e Afrikës Veriore 10 vjet më parë. Ata e quajtën turbullirën e tanishme në vendin e tyre si "Pranvera Amerikane".

Dihet nga të gjitha se ShBA-ja ka ndërhyrë prej kohësh në punët e brendshme të vendeve të tjera nën pretekstin e të drejtave të njeriut, ka promovuar demokracinë amerikane dhe ka fabrikuar trazirat në vende të tjera për të përmbysur pushtetin e tyre, për shkak se kishin mospërputhje ideologjike me ShBA-së. Fushata "Pranvera Arabe", e shpërthyer nga qeveria e Obama-s në Tunizi, Egjipt dhe disa vende të tjera, prishi rendin shoqëror në këto vende të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme dhe si pasojë, shumë vende u mbërthyen në darën e luftës, gjë që shkaktoi shumë viktima, të plagosur dhe bëri që të shtohet numri i refugjatëve në vendet fqinje.

Gjatë trazirës së vitit 2019 në rajonin e Hong-Kongut, pas rishikimit të rregullores për sigurinë kombëtare, politikanët amerikanë manipuluan përsëri kundërshtarët hongkongas. Nga njëra anë, ata i quajtën përpjekjet e qeverisë lokale dhe të policisë së Hong-Kongut si "shtypje e dhunshme" dhe nga ana tjetër, zbukuruan veprimet e dhunshme të kryengritësve si një "përpjekje për lirinë e demokracinë". Madje, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi e quajti si "panoramë e bukur".

Por sot, kur peizazhi i zymtë i Hong-Kongut është shumë i ngjashëm me atë që po ndodh në ShBA, politikanët amerikanë kanë patur reagime të ndryshme për ngjarje pothuajse të njëjta. Ky reagim pasqyron thelbin e standardit të dyfishtë amerikan.

Senatori Tom Cotton kërcënoi në "Twitter" se do t'i përballojë "terroristët" e protestave me 5 trupat më thelbësore të vendit. Kurse vitin e kaluar, ai i quajti protestuesit në Hong-Kong si "guximtarë".

Standardi i dyfishtë i tipit amerikan demaskon jo vetëm hipokrizinë e politikanëve amerikanë, por i ka lënë diplomatët amerikanë në vende të tjera në një gjendje të pavolitshme.

ShBA-ja, që ka komplotuar shpesh trazira në vende të tjera, po shijon sot frytet e hidhura të prodhuar nga vetë ajo.

Mrekulli
Lajmet Kryesore