Turqia shpall shtetrrethim të ri në fundjavë

2020-06-05 21:33:56 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia njoftoi një shtetrrethim të ri në fundjavë në 15 provincat e vendit më të prekura nga koronavirusi, edhe pasi hoqi një sërë kufizimesh në fillim të javës.

Ministri i Brendshëm tha se urdhri i ri i qëndrimit në shtëpi hyn në fuqi mesnatën e së premtes dhe do të përfundojë mesnatën e së dielës në 15 provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.

Shtetrrethimi i fundjavës së kaluar pritej të ishte i fundit, prandaj njoftimi i së premtes erdhi si surprizë për shumë njerëz. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore