Ambasadori kinez i dorëzon palës shqiptare raundin e tretë të materialeve të ndihmës

2020-06-04 12:32:02 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 3 qershor, me bashkërendimin e ambasadës kineze në Tiranë, mbërriti në Shqipëri raundi i tretë i materialeve të ndihmës kundër pandemisë së COVID-19. Dorëzimi i tyre u bë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ambasadori kinez në Tiranë Zhou Ding dhe drejtori i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Enkelejdi Joti ishin të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit.

Ambasadori Zhou Ding u shpreh se njerëzimi po përballon emergjencën e shëndetit publik global më të rëndë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë betejës kundër pandemisë, Kina dhe Shqipëria e kanë ndihmuar njëra-tjetrën. Pala kineze i ka dorëzuar më parë dy raunde materialesh ndihme palës shqiptare. Me përpjekjet e përbashkëta të personelit mjekësor dhe qarqeve shoqërore, kontrolli i COVID-19 në Shqipëri ka arritur rezultate pozitive. Ambasadori Zhou shprehu respektin ndaj stafit mjekësor shqiptar që lufton në vijën e parë dhe shpreson që këto materiale do të ofrojnë ndihmë për punën e kontrollit të epidemisë. Ai shprehu besimin se miqësia ndërmjet popullit kinez dhe popullit shqiptar do të konsolidohet dhe forcohet.

Ambasadori Zhou foli edhe lidhur me gjendjen epidemike në Kinë, duke u shprehur se, me përpjekje të jashtëzakonshme, parandalimi dhe kontrolli i epidemisë brenda Kinës ka arritur rezultate strategjike të mëdha. Pak ditë më parë, qyteti Wuhan ka zhvilluar testimin e acidit nukleik për 10 milionë banorë brenda gjysmë muaji, dhe nuk u zbulua asnjë rast i konfirmuar. Ky testim i plotë tregoi edhe përgjegjësinë e lartë të qeverisë kineze për jetën dhe shëndetin e popullit.

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Enkelejdi Joti u shpreh nga ana e tij se pala shqiptare e falënderon sinqerisht palën kineze për ndihmën bujare gjatë kohës së epidemisë dhe beson se këto materiale do të japin përkrahje të fortë për vazhdimin e luftës kundër COVID-19. Pala shqiptare i vlerëson lart rezultatet e arritura nga pala kineze në luftën kundër virusit dhe ka përshtypje të thella nga shpejtësia e ndërtimit të një spitali brenda dhjetë ditësh.

Ky raund i materialeve të ndihmës, duke përfshirë 100 mijë maksa fytyre, u dhurua nga ndërmarrjet kineze dhe shqiptarët që jetojnë në Kinë. Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është institucioni mjekësor publik më i madh në Shqipëri dhe spitali i vetëm për trajtimin e COVID-19 në Shqipëri. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore