ShBA-ja do të pezullojë fluturimet e kompanive ajrore kineze më 16 qershor

2020-06-04 11:58:00 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Transportit i ShBA-së ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet e aeroplanëve të kompanive ajrore kineze për në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 16 qershori.

Në një deklaratë thuhet se masa merret në përgjigje të moslejimit nga Kina të rifillimit të fluturimeve nga kompanitë ajrore amerikane për në Kinë dhe nga Kina.

Kompanitë ajrore amerikane i pezulluan shërbimet lidhur me Kinën në fund të janarit, kur Kina po mundohej të frenonte shpërthimin e COVID-19.

Në mars, Pekini miratoi atë që njihet si politika e "pesë një-ve" për të parandaluar rastet nga jashtë, sipas së cilës çdo kompani ajrore mund të shërbejë vetëm për një vend me jo më shumë se një fluturim në javë.

Por, për shkak se atëherë linjat ajrore amerikane të udhëtarëve i kishin ndaluar të gjitha fluturimet, ato u përjashtuan nga lista e kompanive të lejuara për të kryer fluturime të planifikuara të udhëtarëve për në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore