2020-06-04 20:13:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kundrejt deklaratës së palës amerikane për pezullimin e fluturimeve të rregullta të linjave ajrore kineze në dhe nga ShBA-ja, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian reagoi të enjten përmes një konference shtypi në Pekin duke thënë se palës kineze i vjen shumë keq nga ky vendim dhe Administrata e Aviacionit Civil e Kinës po bën "paraqitje serioze" ndaj Departamentit Amerikan të Transportit.
Njoftohet se prej 16 qershorit, Departamenti Amerikan i Transportit do të pezullojë të gjitha fluturimet e rregullta të operatorëve kineze për vajtje-ardhje në ShBA, për shkak se Pekini nuk lejoi realizimin e fluturimeve amerikane në Kinë, pas pandemisë së COVID-19.
Po të enjten, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës publikoi politikën për rregullimin e fluturimeve ndërkombëtare të pasagjerëve, sipas të cilës, duke nisur prej 8 qershorit, linjat ajrore ndërkombëtare që plotësojnë kushtet përkatëse do të lejohen të fluturojnë një udhëtim në javë dhe më pas nëse nuk ka të infektuar në bord, ky kufizim mund të lirohet në deri në dy udhëtime në javë në varësi të gjendjes.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse operatorët amerikanë mund të paraqesin kërkesë për rifillimin e fluturimeve sipas politikës së fundit, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha:
"Nga informacionet që kam, Administrata e Aviacionit Civil e Kinës dhe Departamenti Amerikan i Transportit kanë ruajtur shkëmbime të ngushta dhe kanë pasur përparime në konsultime. Edhe pala kineze shpalli rregullimin e politikës përkatëse. Shpresojmë se pala ameriakne nuk do të vendosë pengesë për zgjidhjen e problemit midis dy palëve." (Wang Lei)