Kina, vendi i dy universiteteve më të mira në Azi

2020-06-04 20:07:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është vendi i dy universiteteve kryesore të Azisë.

Sipas renditjes më të fundit të "Times Higher Education Asia", Universiteti Tsinghua kryesoi listën për të dytin vit radhazi, ndërsa Universiteti i Pekinit u ngjit me tre vende, duke u renditur në vend të dytë.

Universiteti Kombëtar i Singaporit renditet i treti në listë, ndërsa Universiteti i Hong-Kongut mban pozicionin e vitit të kaluar, në vendin e katërt.

 Në renditjen e këtij viti u përfshinë afro 500 universitete në 30 vende dhe rajone aziatike. Renditja u bë në bazë të 13 kritereve, përfshi mësimdhënien, hulumtimin, të ardhurat nga industria dhe perspektivën ndërkombëtare për sa i përket stafit, studentëve dhe punës kërkimore. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore