Kina rregullon planet për fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve

2020-06-04 18:43:13 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, Rregullatori i Aviacionit Civil të Kinës rregulloi politikat për fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve, duke lejuar më shumë kompani udhëtimesh nga vendet e tjera të rifillojnë fluturimet për në Kinë. Sipas planit të ri, duke filluar nga 8 qershori do të lejohet një fluturim në javë.

Linjat e huaja ajrore, të cilat nuk kanë kryer fluturime për në Kinë gjatë muajve të fundit për shkak të pandemisë së COVID-19, mund të zgjedhin një qytet kinez të kualifikuar për hyrje duke filluar nga e hëna, sipas një deklarate online të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).

Në deklaratën e CAAC-së thuhet gjithashtu që kompanitë e fluturimit mund të paraqesin grafikun e fluturimeve për periudhën deri në 24 tetor 2020.

Për të frenuar shtimin e rasteve të importuara COVID-19, Kina zvogëloi numrin e fluturimeve të udhëtarëve ndërkombëtarë në mars, duke lejuar që çdo kompani ajrore e huaj të operonte vetëm një rrugë hyrëse me jo më shumë se një fluturim në javë.

Duke filluar nga e hëna, CAAC-ja do të prezantojë gjithashtu një mekanizëm shpërblimi dhe pezullimi, me politika të hollësishme për transportuesit për të rritur ose pezulluar fluturimet.

Nëse të gjithë pasagjerët në hyrje do të rezultojnë negativë ndaj koronavirusit për tre javë me radhë, linja ajrore operuese do të lejohet të rrisë numrin e fluturimeve në dy në javë.

Nëse numri i pasagjerëve që rezultojnë pozitiv nga testimet arrin në pesë, fluturimi do të ndërpritet për një javë. Pezullimi do të zgjasë katër javë nëse numri i pasagjerëve që testojnë pozitivisht arrin në 10, sipas deklaratës.

Sipas CAAC-së Kina mund të "rrisë në mënyrë modeste" fluturimet nga disa vende të kualifikuara si më pak të rrezikshme. (Albana)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore