2020-06-03 12:52:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qyteti Guangzhou i Kinës Jugore do të organizojë javën e ardhshme një ekspozitë ndërkombëtare të materialeve antipandemike.
Ekspozita ka tërhequr më shumë se 400 ndërmarrje, si dhe 65 konsullata dhe 30 grupe të tregtisë së jashtme me qendër në Guangzhou.
Deri tani më shumë se 5 mijë vizitorë janë regjistruar për këtë ekspozitë.
Organizatorët do t'i ndihmojnë blerësit e huaj në zhdoganimin dhe dërgimin e materialeve antiepidemike.
Kjo është ekspozita e parë jo në internet që organizohet në Guangzhou që nga shpërthimi i COVID-19. (Çang Çuo)