Carrie Lam: disa vende zbatojnë standarde të dyfishta mbi çështjen e Hong Kong-ut

2020-06-03 12:27:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Hong Kong-ut Carrie Lam u shpreh se disa vende të huaja zbatojnë standarde të dyfishta mbi çështjen e qytetit.

Ajo i tha këto në reagimin e kërcënimeve të ShBA-së për sanksionet ndaj Hong Kong-ut për legjislacionin e sigurisë kombëtare.

"Akuzat dhe kërcënimet e ShBA-së janë veprim me standarde të dyfishta. Të gjitha vendet në mbarë botën duhet të kenë ligj të sigurisë kombëtare në përmasën shtetërore", tha znj. Lam.

Sipas saj, disa qeveri të huaja shpesh e shikojnë ligjin e sigurisë kombëtare të Kinës me një vështrim të shtrembëruar, por e shpërfillin problemet e veta të brendshme.

Ajo theksoi se sanksionet ose heqja e statusit të posaçëm të Hong Kong-ut nuk është në të mirë të asnjë pale, por do të dëmtojë vetë ShBA-në sepse ajo ka një suficit të madh tregtar me këtë qytet të Kinës.

Siç mësohet, sot Lam do të vijë në Pekin për të zhvilluar diskutime me qeverinë qendrore mbi pikëpamjet dhe sugjerimet e saj rreth ligjit të sigurisë kombëtare.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore