Kryeministri kinez thekson lehtësitë për bizneset, duke nxitur gjallërinë e tregut

2020-06-03 10:38:45 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka theksuar rëndësinë e krijimit të lehtësive për bizneset dhe nxitjen e gjallërisë së tregut, gjatë një turneu inspektimi në Shandong.

Li Keqiang-u u bëri thirrje autoriteteve që të lejojnë kompanitë të përdorin pasuritë e tyre intelektuale për të siguruar kredi dhe për të ulur kostot e financimit.

Ai gjithashtu kërkoi gjetjen e më shumë mënyrave për të rritur kreditë për bizneset e vogla e mikrobizneset dhe inkurajoi bankat të bëjnë lëshimet e duhura të interesit.

Kryeministri Li theksoi se ndërmarrjet duhet të punësojnë më shumë të diplomuar.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore