Pasojat e koronavirusit do ta ndjekin ekonominë amerikane për shumë vjet

2020-06-03 19:51:42 CRI Komenti juaj Printoni

Procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane ka mundësi të zgjasë për një dekadë si pasojë e pandemisë së COVID-19 që është në përhapje e sipër dhe humbjet ekonomike do të jenë afro 8 trilionë dollarë amerikanë, sipas parashikimit të fundit të lëshuar nga Zyra e Buxhetit të Kongresit këtë javë.

Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, zyra parashikon se virusi do të pakësojë deri 3% të prodhimit të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara deri në vitin 2030.

Pasi pandemia goditi ShBA-në u investuan në ekonomi triliona dollarë përmes programeve qeveritare të stimulimit dhe masave të bankës qendrore.

Por masat nuk frenuan rritjen e papunësisë, e cila është në nivelet e periudhës së Depresionit të Madh në vitet '30 të shekullit të kaluar.

Mësohet se deri tani kanë humbur vendin e punës afro 40 milionë amerikanë. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore