Wuhan, testohet 90% e popullsisë për koronavirusin

2020-06-03 19:05:51 CRI Komenti juaj Printoni

Wuhan-i, qyteti kinez që u godit më rëndë nga koronavirusi ka testuar 9.89 milionë banorët vendorë, ose 90 për qind të popullsisë, në më pak se tre javë për të ekzaminuar pacientët asimptomatikë.

Nga testimet nuk u raportua asnjë rast i konfirmuar, por u zbuluan 300 raste asimptomatike.

Nga testimi i kontakteve të ngushta me rastet asimptomatike kanë rezultuar të gjithë negativ.

Kryespecialistja e sëmundjeve infektive Li Lanjuan, që është gjithashtu këshilltare e lartë mjekësore pranë Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë tha se rezultatet e testimit dëshmojnë se Wuhan-i tani është një qytet i sigurt.

"Testimi masiv nuk ka gjetur raste që kanë të bëjnë me 300 rastet asimptomatike, gjë që nënkupton se shkalla e infeksionit është mjaft e ulët. 97 për qind e banorëve që u testuan kanë rezultuar negativ."

Më 14 maj, qyteti nisi fushatën për të kryer teste të acidit nukleik ndaj atyre që nuk ishin testuar më parë. Zyrtarët thanë se masa u mor për të siguruar shoqërinë ndërsa qyteti rihapi fabrikat, bizneset dhe shkollat.

Më 1 qershor, autoritetet përkatëse mblodhën mbi 2300 mostra të ujit të pijshëm dhe në vende të ndryshme publike, përfshirë stacione autobusësh, metro, qendra tregtare dhe restorante.

Të gjitha mostrat rezultuan negative për koronavirusin.

Fushata e testimit në të gjithë qytetin kushtoi 900 milionë juanë (126 milionë dollarë amerikanë) dhe u financua nga pushteti vendor. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore