2020-06-02 11:00:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të shtuar mbështetjen financiare dhe politike për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), pasi ShBA-ja njoftoi se po ndërpresë lidhjet me këtë organizatë lidhur me trajtimin prej saj të pandemisë së koronavirusit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian tha se bashkësia ndërkombëtare nuk pajtohet me sjelljet egoiste të Uashingtonit. Ai shtoi se Kina do të vazhdojë të mbështesë rolin kryesor të OBSh-së në bashkëpunimin global kundër COVID-19.(Zhan Dian/Artan Goga)