2020-06-02 19:10:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gati 10 milionë njerëz i janë nënshtruar testeve të acidit nukleik në Wuhan nga 14 maji në 1 qershor si pjesë e fushatës qytetëse për zbulimin e rasteve të reja të mundshme me koronavirus.
Fushata pati si synim krijimin e një ideje më të mirë për numrin e rasteve asimptomatike në qytetin kinez të goditur më ashpër nga SARS-CoV-2.
Për herë të parë, Wuhan-i nuk raportoi asnjë rast të ri asimptomatik të dielën, kur u kryen mbi 60 mijë teste brenda një dite. (Albana)