2020-06-01 10:43:38 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në Kinë ka filluar një nismë e veçantë për zhdukjen e varfërisë nëpërmjet platformave digjitale.
Nisma do të zgjasë deri në fund të shtatorit dhe synon të ofrojë mundësi punësimi për punëtorët e varfër nga fshati dhe 52 distrikte të varfra.
Ndërkohë, do të inkurajohet dhe mbështetet sipërmarrja në shërbime, logjistikë dhe sektorë të tjerë.
Nisma synon gjithashtu të nxitë shitjen e drejtpërdrejtë në internet të prodhimeve bujqësore nga zonat më të varfra dhe të hapë kanale të gjelbra për të rritur të ardhurat nga bujqësia. (Çang Çuo)