2020-06-01 10:41:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Tregtia elektronike rurale është në rritje të shpejtë në Kinë, pas nismave qeveritare për të mbështetur shpenzimet.
Rreth 90 mijë ndërmarrje rurale janë regjistruar këtë vit, duke u rritur 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Kina ka nxitur shfrytëzimin e potencialit të tregut, veçanërisht në fshat, ndërsa COVID-19 ka ndikuar mbi shpenzimet në vend.
Kryetarët e konteve dhe të bashkive janë inkurajuar të promovojnë produktet vendore nëpërmjet internetit.
Në tremujorin e parë u bënë mbi 4 milionë transmetime të drejtpërdrejta në internet, ndërsa shitjet e prodhimeve bujqësore në internet arritën 93 miliardë juanë, 30 për qind më shumë se vitin e kaluar.