2020-06-01 22:00:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
ShBA-ja "ngrihet në këmbë" pas vrasjes së një afro-amerikani në shtetin e Minnesota-s nga një polic, i cili i vuri gjurin në qafë për disa minuta duke i marrë frymën. Ky veprim tronditi dhe zemëroi jo vetëm amerikanët, por të gjithë botën. Protesta të përgjakshme kundër racizmit janë përhapur në dhjetëra qytete amerikane. Madje janë regjistruar trazira e përleshje me policinë dhe janë parë automjete dhe ndërtesa në flakë. Ky peizazh i errët të ngjason me kaosin e vitit të kaluar në rrugët e rajonit të Hong-Kongut.
Por duket se politikanët amerikanë e harruan qëndrimin e tyre të "mbylljes së njërit sy e të njërit vesh" pas protestave të dhunshme në Hong-Kong vitin e kaluar. Protestat në shumë qytete amerikane ata i përcaktuan si trazira, shtetasit amerikanë që protestojnë kundër diskriminimit racor i quajtën "banditë", bile kërcënuan se do të përdorin forca të armatosura për shpërndarjen e turmave.
Pse qëndrimi i politikanëve amerikanë për të njëjtën skenë është kaq i ndryshëm?
Dijetari britanik John Ross shkroi në rrjetet sociale: "Po të krahasojmë gjendjen në Minnesota dhe në Hong-Kong, policia e shtetit të Minnesota-s po shkel të drejtat e njeriut, jo policia e Hong-Kongut." Njerëzit kanë kuptuar se politikanëve amerikanë nuk iu intereson aspak lumturia e hongkongasve, ata vetëm orvaten të fitojnë vota dhe interesa politike duke penguar zhvillimin e Kinës nëpërmjet problemit të Hong-Kongut.
Prandaj pak ditë më parë, udhëheqësi amerikan kërcënoi se ShBA-ja do të anulojë të gjitha trajtimet e favorshme ndaj Hong-Kongut për të penguar zhvillimin e Kinës.
Ky veprim i palës amerikane do të jetë në dëm të vetvetes. Gjatë 10 vjetëve të fundit, suficiti i përgjithshëm tregtar i SHBA-së ndaj rajonit të Hong-Kongut arriti në rreth 297 miliardë dollarë duke zënë vendin e parë ndër partnerët tregtarë të ShBA-së. Në vitin 2019, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave midis SHBA-së dhe rajonit të Hong-Kongut arriti në 517 miliardë dollarë hongkongas, nga të cilat, vëllimi i eksportit të mallrave të Hong-Kongut në SHBA ishte vetëm 3.7 miliardë dollarë hongkongas. Nëse ShBA-ja ngul këmbë te sanksionet ndaj Hong-Kongut, eksporti i saj do të goditet rëndë.
Qeveria kineze ka vendosmëri të palëkundur për mbrojtjen e sovranitetit dhe të interesave të zhvillimit dhe kundërshton me vendosmëri çdo ndërhyrje të huaj në çështjet e Hong-Kongut. Politikanët amerikanë duhet të ndalojnë veprimet e gabuara. (Fani)