2020-05-30 09:36:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping ka theksuar rëndësinë e shpalljes dhe zbatimit të Kodit Civil të sapomiratuar dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarëve.
Xi i tha këto të premten, gjatë kryesimit të një seance studimore kolektive të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së për zbatimin efektiv të Kodit Civil.
Xi kërkoi që e gjithë Partia të promovojë në mënyrë efektive zbatimin e Kodit Civil, për të forcuar qeverisjen e bazuar në ligj dhe ndërtimin e një vendi socialist të bazuar në shtetin ligjor, si edhe për të mbrojtur më mirë të drejtat dhe interesat e njerëzve.
Organet partiake dhe shtetërore të të gjitha niveleve duhet të marrin parasysh dispozitat e Kodit Civil gjatë kryerjes së punës, pa shkelur të drejtat e ligjshme të qytetarëve, përfshirë të drejtat personale dhe të pronës, shtoi Xi.
Kodi Civil, i pritur për një kohë të gjatë në Kinë, u miratua të enjten në sesionin e tretë të Asamblesë së 13-të Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës i Kinës. (Çang Çuo)