Shangai, hapet ekspozita e luftës mjekësore antiepidemike

2020-05-29 10:44:40 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspozitë për historitë e luftës së punonjësve mjekësorë kundër koronavirusit është hapur në Shangai.

Në ekspozitë paraqiten rreth 500 objekte të dhuruara nga stafi mjekësor që ka punuar në qytetin Wuhan, epiqendra e parë e pandemisë.

Ato përfshijnë ditarë pune, veshje mbrojtëse dhe programe të turneve të mjekëve dhe të infemierëve gjatë përballimit të epidemisë.

Ekspozita ka edhe një pjesë të veçantë për pikturat e fëmijëve të punonjësve mjekësorë në frontin e parë të betejës në Wuhan.

Ekspozita është hapur në Universitetin Fudan.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore