2020-05-29 10:28:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Organi më i lartë ligjvënës i Kinës ka miratuar një vendim mbi ligjet e sigurisë kombëtare në Hong-Kong.
Kjo do të bëjë të mundur që organet e sigurisë të qeverisë qendrore të vendosen në Hong-Kong kur të jetë e nevojshme.
Asambleja Kombëtare Popullore e miratoi projektligjin me një mbështetje gati unanime nga ligjvënësit në fund të sesionit të saj vjetor.
Sipas AKP-së, vendimi është marrë për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe përparimin afatgjatë të Hong-Kongut.
Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore Li Zhanshu thotë se vendimi u shërben interesave themelorë të të gjithë kinezëve, duke përfshirë bashkatdhetarët e Hong-Kongut.
AKP-ja do t'ia besojë komitetit të vet të përhershëm zbatimin e ligjeve të sigurisë kombëtare në Hong-Kong.
Duke folur për shtypin pas sesionit legjislativ, kryeministri kinez Li Keqiang tha se "Një vend, dy sisteme" është politika themelore shtetërore e Kinës dhe se vendimi ka si qëllim zbatimin e qëndrueshëm të kësaj politike.
Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam e ka mirëpritur këtë veprim dhe ka thënë se qeveria e Hong-Kongut do të bashkëpunojë plotësisht me Komitetin e Përhershëm të AKP-së për të plotësuar legjislacionin sa më shpejt të jetë e mundur.
Lam mori pjesë në një fushatë publike në Hong-Kong për të mbështetur legjislacionin e sigurisë kombëtare.
Në më pak se një javë, gati 1.9 milion banorë të Hong-Kongut kanë nënshkruar një peticion që mbështet legjislacionin.
Masa ligjore pasoi trazirat e zgjatura shoqërore dhe përshkallëzimin e dhunës në rrugët e Hong-Kongut, më të mëdhatë që nga kthimi i tij në vitin 1997.