2020-05-28 13:44:22 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
CNN-ja njoftoi të martën se një video e xhiruar të hënën në mbrëmje në qytetin Mineapolis të ShBA-së, tregon ndalimin e një drejtuesi automjeti afro-amerikan nga policia. Më pas policët e bardhë e bllokojnë atë me gjunjë dhe ai kërkoi ndihmë, pasi nuk merrte dot frymë.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dobët dhe vdiq pasi u dërgua në spital. Kjo ka shkaktuar protesta të ashpra në ShBA.
Të martën, kryetari i bashkisë së Mineapolisit shpalli që katër policët e përfshirë në këtë çështje janë hequr nga puna dhe FBI-ja ka nisur hetimet.