2020-05-28 13:42:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Komisioni Evropian ka propozuar huazimin e 750 miliardë eurove, ose mbi 800 miliardë dollarëve amerikanë, nga tregu financiar për ta ndihmuar BE-në ta marrë veten nga recesioni për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Është propozuar që fondet t'u jepen vendeve anëtare nëpërmjet programeve të BE-së dhe të paguhen nga buxhetet e ardhshme të BE-së.
Propozimi pason një nismë të mëparshme të Francës dhe Gjermanisë ku i kërkohet KE-së të huazojë 500 miliardë euro.