Xi Jinping-u: Populli ka epërsi

2020-05-28 12:06:08 CRI Komenti juaj Printoni

Në fillim të këtij viti, ndodhi incidenti i shëndetit publik me përhapjen më të shpejtë, sferën më të gjerë dhe vështirësinë më të madhe të kontrollit qysh nga krijimi i Kinës së Re. Gjatë dy sesioneve vjetore të Kinës, parandalimi dhe kontrolli i epidemisë dhe zhvillimi ekonomik janë temat kryesore.

"Çfarë do të thotë që populli ka epërsi? Kaq shumë njerëz punojnë për një pacient, gjë që tregon vërtet përpjekjet me të gjitha mundësitë," theksoi presidenti Xi Jinping gjatë diskutimit në grup me delegacionin e Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme. Fjalët e tij kanë gjetur jehonë të gjerë. Xi theksoi që atij i ka lënë përshtypje të thellë kur mori vesh që një pacient 87 vjeç u shpëtua prej përkujdesit për dhjetëra ditë me radhë nga mbi dhjetë punonjës mjekësorë.

Ai ritheksoi që duhet të zbatohet koncepti i popullit në qendër gjatë punëve konkrete, duke shtjelluar domethënien e thellë të mbështetjes te populli, të krijimit të pandërprerë të përfitimeve për popullin dhe të bazimit thellësisht te populli.

Gjatë shqyrtimit me delegacionin e Hubeit, Xi Jinping-u theksoi që detyra urgjente përpara kësaj province është që të bëhen mirë parandalimi epidemik dhe zhvillimi ekonomik. Ai paralajmëroi me një fjalë të urtë që "nga vrima e vogël si gjilpërë mund të dalë një shtjellë e madhe ere" dhe se duhet të formohet një rrjet i ngushtë mbrojtës për shëndetin publik.

"Populli në qendër" është një koncept jo vetëm për parandalimin e epidemisë, por edhe për zhvillimin ekonomik. Nën goditjen nga epidemia, stabilizimi i bazës ekonomike dhe mbrojtja e jetesës bazë është detyra e rëndësishme e ekonomisë kineze.

Gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e përfaqësuesve të qarqeve ekonomike të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, kreu i shtetit kinez analizoi gjendjen ekonomike të Kinës dhe epërsinë e dukshme të ekonomisë kineze, duke theksuar që gjendja e tanishme ekonomike duhet të shqyrtohet nga një këndvështrim i gjithanshëm, i arsyeshëm dhe largpamës. Kjo dëshmon vizionin strategjik të liderit më të lartë shtetëror, duke përcaktuar drejtimin strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të ekonomisë kineze.

2020-a është viti i fundit i planit të 13-të 5-vjeçar dhe Kina do të përpiqet për arritjen e objektivave historikë të krijimit të shoqërisë së mirëqenies dhe eliminimit të varfërisë ekstreme. Duke folur për çrrënjosjen e varfërisë, Xi theksoi që duhet medoemos të ofrohet mbështetje për banorët e thjeshtë, posaçërisht ata në zonat fshatare. Kjo tregon dashurinë e thellë të udhëheqësit kinez për popullin, por edhe ka lëshuar një sinjal të vendosur që Kina do të përmbushë misionin e saj për zhdukjen e varfërisë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore