Deputetët e AKP-së propozojnë hartimin e ligjit për imunitetet e huaja sovrane në Kinë

2020-05-28 11:28:54 CRI Komenti juaj Printoni

Tridhjetë e pesë deputetë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës kanë nënshkruar dhe paraqitur propozimin për të hartuar ligjin e imuniteteve të huaja sovrane të Kinës gjatë sesionit vjetor të AKP-së.

Masa merret në mes të tensioneve në rritje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për pandeminë e COVID-19, pasi disa anëtarë të Kongresit amerikan propozuan projekte për ndryshimin e "Ligjit të imuniteteve të huaja sovrane" të ShBA-së, që do të hiqnin Kinës imunitetin e saj në çështjet lidhur me COVID-19.

 

Ma Yide, një deputet i AKP-së dhe studiues në Akademinë e Shkencave Shoqërore në Pekin, u tha gazetarëve të martën se Kina duhet të përshpejtojë hartimin e legjislacionit për imunitetet e huaja sovrane në përputhje me rrethanat.

Kjo do të lehtësonte mbrojtjen e barabartë të të drejtave dhe interesave të ligjshëm të investitorëve kinezë e të huaj dhe do të mundësonte që Kina të kundërshtonte akuzat keqdashëse të ShBA-së mbi COVID-19 në një bazë të barabartë.

Ndërsa globalizimi intensifikohet, ka një numër në rritje të padive kundër vendeve dhe qeverive të tyre, por Kina nuk ka një ligj të veçantë në lidhje me këtë, vuri në dukje Ma. Kështu që është shumë e vështirë për palët e ndryshme në Kinë të padisin vendet e tjera në gjykatat kineze për të mbrojtur të drejtat dhe interest e tyre, dhe nuk ka asnjë ligj që duhet ndjekur kur gjykatat kineze trajtojnë çështjet në lidhje me imunitetet sovrane, shtoi ai.

Nga ana tjetër, qeveria kineze shpesh paditet në gjykatat e huaja, sepse ligji i imuniteteve të huaje sovrane në shumë vende specifikon përjashtime të caktuara.

Legjislacioni kinez në këtë fushë është "shumë larg nevojave të tanishme" në shkëmbimet ndërkombëtare të Kinës, duke çuar në një "pozicion të pafavorshëm" për vendin, theksoi Ma.

Problemi është bërë veçanërisht i mprehtë gjatë pandemisë së koronavirusit, vijoi ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera po përpiqen t'ia hedhin fajin Kinës për të mbuluar reagimin e tyre të dobët ndaj COVID-19. Disa organizata ose individë madje kanë ngritur padi kundër qeverisë kineze dhe departamenteve përkatëse sipas "Ligjit të imuniteteve të huaja sovrane".

Mrekulli
Lajmet Kryesore