Legjislacioni i sigurisë kombëtare pritet të stabilizojë ekonominë hongkongase

2020-05-27 21:30:03 CRI Komenti juaj Printoni

Legjislacioni i sigurisë kombëtare për Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut do të ndihmojë gjithashtu edhe në stabilizimin e rimëkëmbjes ekonomike të qendrës financiare.

Pas pandemisë COVID-19, ekonomia e Hong-Kongut po kërcënohet nga ringjallja e trazirave.

Pas veprimtarive të paligjshme fundjavën e kaluar, policia ka bërë gati 200 arrestime.

Këshilltari politik David Chiu është nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Lindjes së Largët me qendër në Hong-Kong, një zhvillues dhe operator kryesor i hoteleve në Azi.

Ai shprehu besimin se legjislacioni përmbush pritshmëritë e banorëve në Hong-Kong.

"Ju mund të shihni që çdo ditë ka trazira në rrugë. Ju e dini është shqetësuese, qoftë kur jeni në stacionin e trenit, kur merrni një autobus, një taksi, apo kur shkojmë në pazar. Kështu që mendoj se shumica e njerëzve në Hong-Kong besoj vërtetë se e mirëpresin këtë legjislacion të sigurisë kombëtare".

Muajt e trazirave vitin e kaluar prishën aktivitetet e biznesit të rajonit të Hong-Kongut duke e shtyrë ekonominë vendore në recesionin e saj të parë që nga kriza globale financiare e vitit 2009.

Sektori i turizmit u prek më rëndë, ku në dhjetor numri i turistëve ra mbi 50 për qind në krahasim me një vit më parë.

Trazirat gjithashtu prekën shitjet me pakicë, bankat si dhe besimin e investitorëve.

Drejtori Ronnie Lins De Almeida i Qendrës braziliane për Studime mbi Kinën tha se vetëm legjislacioni mund të sigurojë që Hong-Kongu të ruajë statusin e tij financiar, si dhe të garantojë që ky qytet ka ende një të ardhme të ndritshme.

"Një epokë e re për Hong-Kongun do të sjellë një sofistikim më të madh të produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe një integrim më të madh logjistik me Makaon dhe rajone të tjera fqinje. Duke pasur parasysh këtë potencial të madh të biznesit, Hong-Kongu do të ketë një të ardhme të shkëlqyer."

Më shumë se 1.1 milion hongkongas kanë nënshkruar një peticion të nisur të dielën në mbështetje të ligjit të sigurisë kombëtare.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore