Kina përpiqet të stabilizojë zinxhirin global të furnizimit

2020-05-27 13:31:49 CRI Komenti juaj Printoni

Përhapja globale e epidemisë së COVID-19 ka shtuar paqartësitë lidhur me zinxhirin global industrial dhe atë të furnizimit për ndërmarrjet kineze, të cilat kanë rifilluar punën dhe prodhimin, por ende kërcënohen nga furnizimi i pamjaftueshëm.

Shumë prej këtyre ndërmarrjeve janë detyruar të kërkojnë alternativa për të përballuar sfidat.

Kryeekzekutivi i grupit "Lenovo" Yang Yuanqing thotë që kompanitë kineze duhet të shpejtojnë procesin e transformimit dhe të përmirësojnë zinxhirin industrial e të furnizimit.

"Ne duhet të përdorim teknologjitë e zgjuara për t'i bërë kompanitë kineze më konkurruese në tregun global, dhe të rikonfirmojmë statusin e Kinës si qendra globale e prodhimit. Unë sugjeroj që ne të mbështesim globalizimin dhe lokalizimin, që ndërmarrjet të ndërthurin zinxhirin industrial të Kinës me tregjet, në mënyrë që të bëhen më elastike," theksoi Yang-u.

Kina është përpjekur të gjejë një ekuilibër ndërmjet parandalimit të epidemisë dhe rifillimit të punës, për të ruajtur stabilitetin e zinxhirit global të furnizimit dhe për të minimizuar ndikimet e pandemisë në ekonominë globale.

Stabilizimi i zinxhirit industrial dhe atij të furnizimit është ndër pikat kryesore të raportit të punës qeveritare për këtë vit.

Kina zotëron të gjitha kategoritë industriale sipas klasifikimit të OKB-së. Ajo renditet në vendin e parë si prodhuesja e pothuajse gjysmës së 500 produkteve kryesore industriale të botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore