CMG: Ruajtja e sigurisë kombëtare në Hong-Kong është e padiskutueshme për Kinën

2020-05-26 20:10:07 CRI Komenti juaj Printoni

Ligjvënësit kinezë po shqyrtojnë një projektvendim për krijimin dhe përmirësimin e sistemit ligjor dhe mekanizmave të zbatimit për të ruajtur sigurinë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Disa politikanë perëndimorë si sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shpifi se ky projektvendim do të asgjësojë "vetëqeverisjen e nivelit të lartë" të Hong-Kongut dhe kërcënoi sanksionet ndaj Kinës.

CMG-ja vlerësoi se këto fjalë s'mund të lëkundin vendosmërinë e qeverisë kineze për ruajtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong. Hong-Kongu është pjesë e pandarë e Kinës. Krijimi e përmirësimi i sistemit ligjor për ruajtjen e sigurisë kombëtare janë masa të zakonshme në botë. ShBA-ja që pësoi sulmin terrorist të 11 shtatorit, e kuptoi thellësisht rëndësinë e sigurisë kombëtare dhe hartoi në vazhdim një sistem të rreptë ligjor mbi sigurinë kombëtare. Përse politikanët amerikanë nuk lejuan hartimin e sistemit ligjor në Hong Kong për sigurinë kombëtare?

Për çdo vend, ruajtja e sigurisë kombëtare është interes thelbësor dhe është i padiskutueshëm. Në ShBA, ekzistojnë "Akti i Sigurisë Kombëtare", "Akti i Spiunazhit ", "Akti i Misioneve të Huaja " dhe shumë ligje për ta ruajtur sigurinë kombëtare.

Hong-Kongu është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës, që u kthye në atdhe në vitin 1997. Qeveria qendrore kineze i autorizoi Hong-Kongut të drejtat e legjislacionit për të ruajtur sigurinë kombëtare. Por në 23 vitet e fundit procesi i legjislacionit përkatës në Hong-Kong nuk përfundoi, duke e bërë atë një rajon të rrallë në botë pa ligjet e sigurisë kombëtare.

Vitin e kaluar, disa banditë në Hong-Kong predikuan në mënyrë të hapur "pavarësinë e Hong-Kongut", fyen dhe përdhosën në mënyrë të hapur flamurin kombëtar dhe emblemën kombëtare, kundërshtuan në mënyrë të dhunshme zbatimin e ligjit nga policia e Hong-Kongut dhe sulmuan ata që u duan vendin dhe Hong-Kongun. Këto veprime dëmtuan seriozisht sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin kombëtar, duke shkatërruar parimin "Një vend, dy sisteme".

Tani, ligjvënësit kinezë po krijojnë dhe përmirësojnë sistemin ligjor dhe një mekanizëm zbatimi në Hong-Kong për të ruajtur sigurinë kombëtare, duke zgjidhur problemin e mungesës së ligjeve mbi sigurinë kombëtare në rajonin e Hong-Kongut dhe nxitur stabilitetin afatgjatë atje.

Ditët e fundit, shumë qytetarë hongkongas morën pjesë në aktivitete të "përkrahjes së legjislacionit mbi sigurinë kombëtare". Kryetari i Shoqatës së Tregtisë Kineze në Hongkong Cai Guanshen vuri në dukje se ligjet mbi sigurinë kombëtare janë për krime serioze që synuan përmbysjen e qeverisë, nuk ndikuan aktivitetet tregtare normale të kompanive me investime të huaja, as të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës së qytetarëve hongkongas.

Shumë analistë vunë në dukje se procesi i hartimit të këtyre ligjeve synon të godasë veprimet që kërcënuan seriozisht sigurinë kombëtare, duke garantuar mjedis më të mirë shoqëror, ligjor dhe tregtar në Hong-Kong. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore