2020-05-26 18:31:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autori: Jorge Malena, përgjegjës për studimet mbi Kinën pranë Universitetit Katolik të Argjentinës
Në librin "Analet e Konfucit" një nga veprat klasike të konfucianizmit, nxënësi i Konfucit Zi Lu e pyeti mësuesin mbi vdekjen. Konfuci iu përgjigj: "Nëse s'mund të kuptoni mirë jetën, si mund të arrini të kuptoni vdekjen?". Sot, njerëzimi përballet me kërcënimin e virusit dhe përvoja nga "Analet e Konfucit" mund t'na ofrojë një mundësi për rishikimin e jetës.
Në fushën e politikës ndërkombëtare, epidemia na ofroi gjithashtu një mundësi për të rishikuar statusin e Kinës në sistemin ndërkombëtar.
Kur virusi COVID-19 nisi të përhapej në Kinë, Perëndimi aludoi një konkluzion për të ardhmen e politikës kineze: Shpërthimi i epidemisë simbolizon "katastrofën e Chernobyl-it të Republikës Popullore të Kinës". Por, me kalimin e kohës, ky parashikim u zhvillua në drejtimin e kundërt.
Kina arriti ta frenojë me sukses përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në ShBA dhe në Evropën perëndimore gjendja është e zymtë. Pasi doli vetë në breg, Kina nisi të ndihmojë vendet e tjera nga kontinente të ndryshme me pajisje dhe staf mjekësor.
Evropa shprehu dëshpërim për aftësinë e menaxhimit të krizës shëndetësore në ShBA: Në javën kur qeveria e Trump-it shpalli ndalimin e fluturimeve mes ShBA-së dhe Evropës, qeveri kineze dërgoi ekipe mjekësor ne Itali dhe Spanjë, dhe së bashku me ta edhe maska, ventilatorë dhe veshje mbrojtëse. Prandaj, anëtarët e G7-s refuzuan kërkesën e ShBA-së dhe nuk pranuan ta quanin këtë virus si "Virusi i Wuhan-it".
Virusi është armik i përbashkët i njerëzimit, që mund të përhapet në çdo kohë dhe në çdo vend. Etiketimi i këtij virusi si "Virusi i Wuhan-it" ose "Virusi kinez" synon baltosjen e Kinës. Në të njëjtën kohë, qarqet shkencore deklaruan se virusi i COVID-19 nuk është krijuar nga njeriu dhe nuk është modifikuar. Këtë përfundim shkencor e pranoi edhe Agjencia e Inteligjencës amerikane.
Ish-ambasadori amerikan në Kinë Max Baucus tha në një intervistë për CNN-in se deklaratat anti-kineze nga udhëheqësit në ShBA i kujtojnë kohën e Joe McCarthy-t: "Ne po hyjmë në një periudhë të ngjashme, kur Joe McCarthy shpërndau terrorin e kuq dhe persekutoi komunistët në këshillin amerikan të Shtetit."
Vitin e ardhshëm është 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste Kineze dhe kjo parti në pushtet do të festojë rezultatet dhe stabilitetin e arritur. Në të ardhmen, nëse Kina do të arrijë të gjejë vaksinën e virusit COVID-19 dhe do ta ndajë atë me vendet e tjera të botës, statusi ndërkombëtar i Kinës do të përmirësohet më tej. (Xu Guang)