2020-05-26 10:57:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjermania ka miratuar një paketë ndihme prej 9.8 miliardë dollarësh amerikanë për kompaninë ajrore "Lufthansa", për përballimin e turbullirave të shkaktuara nga COVID-19.
Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me 100 mijë vende pune dhe do të ruajë pozicionin e përparuar të Gjermanisë në tregun botëror të aviacionit civil.
Gjermania po bisedon me komisionin ekzekutiv të BE-së për kushtet e mundshme, përfshirë mospagimin e dividentit dhe kufizimet për pagesat e manaxhimit. (Wang Lei)