2020-05-26 10:55:27 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Organi më i lartë ligjvënës i Kinës ka bërë të ditur se këtë vit do t'i japë përparësi legjislacionit lidhur me shëndetin publik.
Ligjvënësit priten që sivjet të shqyrtojnë e miratojnë "Ligjin e sigurisë biologjike", projekti i të cilit u shqyrtua për herë të dytë në prill.
Ata gjithashtu do të shpejtojnë rishikimin e "Ligjit të mbrojtjes së kafshëve të egra", i cili pritet të paraqitet për shqyrtim në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. (Wang Lei)