Kinë, pasuritë e bankave dhe kompanive të huaja të sigurimeve i kalojnë 5 trilionë juanët

2020-05-26 10:50:17 CRI Komenti juaj Printoni

Pasuritë e bankave dhe kompanive të huaja të sigurimeve në Kinë i kalojnë 5 trilionë juanët, ose mbi 700 miliardë dollarë amerikanë.

Deri në fund të tremujorit të parë, janë krijuar në Kinë mbi 40 banka me financim të huaj.

Gjatë kësaj periudhe, kompanitë e huaja të sigurimeve kanë krijuar 64 institucione sigurimesh me financim të huaj në mbarë Kinën.

Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve i Kinës ka lehtësuar krijimin nga bankat e huaja të degëve të tyre dhe të bankave korporative me financim të huaja, duke hequr kërkesat për vëllimin e përgjithshëm të pasurive të tyre dhe duke zgjeruar sferën e përzgjedhjes.

Komisioni bëri të ditur që do të bëhen më shumë përpjekje për të lehtësuar hyrjen në treg dhe për të përmirësuar mjedisin e biznesit.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore