CMG-ja: Çdo jetë është e çmuar

2020-05-25 21:21:17 CRI Komenti juaj Printoni

Në edicionin e botuar të dielën, gazeta "Nju Jork Times" përdori katër faqe për informacionet e 1000 viktimave që humbën jetë nga koronavirusi. Megjithëse numri i viktimave në ShBA po i afrohet 100 mijëshit, epidemiologu Anthony Fauci është shprehur me bindje se shifrat mund të jenë më të larta pasi sipas tij, "shumë të infektuar të cilët humbën jetën para vajtjes në spital, nuk janë llogaritur".

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi të hënën një koment, ku thuhet:

"Njerëzit kanë lindur të barabartë" është një mendim unanim në të gjitha shoqëritë moderne. Por gjatë përhapjes së COVID-19 në ShBA, ky parim dështoi. Sipas njoftimeve të Nju Jork Times-it, të paktën 25.6 mijë të moshuar dhe punonjës në 7500 qendra amerikane të moshës së tretë kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri. Megjithëse të infektuarit në këto institucione zënë vetëm 10% të vëllimit të përgjithshëm të pacientëve, numri i viktimave nga këto institucione ka kaluar një të tretat e atij të mbarë vendit.

Edhe në këto kushte, zv.kryeguvenatori i Shtetit të Texas-it Dan Patrick tha në një intervistë se "shumë të moshuar duan të sakrifikojnë veten për të shpëtuar vendin". Ndërsa, në një konferencë shtypi të organizuar në mars në Shtëpinë e Bardhë, kur iu përgjigj pyetjes" nëse të privilegjuarit mund ta marrin testimin më herët", presidenti Donald Trump tha se "mbase kjo është jeta". Kështu që nuk është çudi që eksperti i politikës nga Unversiteti i Yale-s Xhakob Haker tha se "acarimi i parabazisë është një goditje gjigante ndaj sistemit tonë shoqëroro-politik".

Në një koment të botuar në "Washington Post", shkruhet se "kjo është një masakër e miratuar nga shteti...Ajo sakrifikon enkas të moshuarit, punëtorët, njerëzit me ngjyrë dhe amerikanojugorët". Para një gjendjeje të tillë, guvenatori i shtetit të Nju Jork-ut Andrew Kuomo kritikoi se "askush nuk duhet të flasë për darvinizmin shoqëror nën pretekstin e performancës së tregut të aksioneve" dhe "ne nuk mund të caktojmë shifra për jetën".

"Sipas kulturës tradicionale kineze, respektimi ose jo ndaj të moshuarve është një provë që teston sesa e çmon jetën një shoqëri. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vuri në dukje më parë se të moshuarit dhe të rinjtë gëzojnë të drejta të barabarta për jetën dhe shëndetin dhe "askush nuk duhet të sakrifikohet e të braktiset". Në Kinë, me përqendrimin e forcave mbarëkombëtare vetëm në provincën Hubei, arritën të kuroheshin mbi 3600 pacientë të moshës mbi 80 vjeçare që ishin prekur nga COVID-19, me një përqindje shërimi gati 70%. "Çdo jetë është e vyer. Ky nuk duhet të jetë një slogan, por një përgjegjësi që duhet të realizohet", kështu përfundon komenti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore