2020-05-25 16:25:13 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në Pekin po mbahet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Gjatë pjesëmarrjes në diskutimet e delegacionit të provincës Hubei, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Xi Jinping lavdëroi shpirtin luftarak të qarqeve të ndryshme të provincës Hubei gjatë betejës kundër epidemisë. "Hubei dhe Wuhan-i sigurisht do të rilindin," u shpreh ai.
Hubei është provinca e Kinës që raportoi e para epideminë e koronavirusit të ri. Nën udhëheqjen e vetë presidentit Xi Jinping, puna e parandalimit dhe e kontrollit të epidemisë e qytetit Wuhan dhe e provincës Wuhan arritën fitore brenda tre muajsh dhe Kina e kontrolloi epideminë me sukses. Programi i sesionit vjetor të AKP-së u shkurtua për shkak të epidemisë, por presidenti Xi dëshironte të merrte pjesë në mbledhjen e diskutimeve të provincës Hubei, duke u shprehur: "Ju jeni përfaqësuesit e 60 milionë banorëve të provincës Hubei dhe unë dua t'ju takoj."