2020-05-25 16:23:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjatë pjesëmarrjes në diskutimet e anëtarëve të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez nga qarqet ekonomike, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se, në rrugën e pasurimit të përbashkët, nuk duhet të mungojnë fshatarët kinezë. "Kemi një objektiv: ta ndihmojmë popullin kinez, veçanërisht fshatarët kinezë, të pasurohen së bashku," tha Xi Jinping-u. (Realizimi i çlirimit të të gjithë fshatarëve të varfër nga varfëria në vitin 2020 është objektivi i përcaktuar nga qeveria kineze. Numri i të varfërve në Kinë është pakësuar nga 98.99 milionë veta në fund të vitit 2012 në 5.51 milionë në fund të vitit 2019.) Xi Jinping-u theksoi se duhet të kapërcejmë ndikimin negativ të sjellë nga epidemia e COVID-19, duke realizuar me vendosmëri objektivin e daljes nga varfëria. Për Kinën me një popullsi 1.4 miliardë banorë, nuk duhet të dobësohet kurrë pozita themelore e bujqësisë. Në situatën e re duhet të zgjidhen me përpjekje problemet kyçe në zhvillimin e bujqësisë kineze dhe të përmirësohet struktura e produkteve bujqësore, të ngrihet aftësia e përballimit të rreziqeve dhe të realizohet modernizimi bujqësor.