Wang: Legjislacioni kombëtar i sigurisë nuk ndikon mbi autonominë e Hong-Kongut

2020-05-25 11:35:44 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se legjislacioni i ri kombëtar i sigurisë për Hong-Kongun nuk ka asnjë ndikim ndaj shkallës së automonisë që gëzon qyteti.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi legjislacionin e sigurisë kombëtare për Rajonin e Posaçëm Adiministrativ të Hong-Kongut, kreu i diplomacisë kineze u shpreh:

"Miratimi i vendimit do të fillojë një procedurë legjislative, e cila do të përmirësojë sistemin ligjor të Hong-Kongut, do të sjellë më shumë qëndrueshmëri dhe sundim më të fortë të ligjit, dhe një mjedis më të mirë biznesi. Pa dyshim që do të jetë në të mirë të mbrojtjes së parimit themelor 'Një vend, dy sisteme' dhe të pozicionit të Hong-Kongut si një qendër globale financiare, tregtare dhe transporti."

Wang theksoi se vendimi është një domosdoshmëri për të mbajtur qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e Hong-Kongut, meqë ka si objektiv goditjen ndaj veprimeve të dhunshme, terroriste dhe separatiste që rrezikojnë rëndë sigurinë kombëtare.

Ai shtoi se do të mbrohet pozicioni i Hong-Kongut si një qendër globale financiare, tregtare dhe transportit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore