Xi thekson përsosjen e sistemit të shëndetit publik

2020-05-25 11:16:03 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të dielën diskutime me delegatët nga provinca Hubei, që ndodhen në Pekin për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Hubei është provinca e parë ku u raportuan raste të infektimit nga koronavirusi i ri. Me përpjekjet e tërë vendit, brenda tre muajsh epidemia u vu nën kontroll në mbarë provincën.

Në diskutime, z. Xi vuri në dukje se në betejën antiepidemike, sistemi i shëndetit publik dhe ai i shërbimeve mjekësore, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm, kanë shfaqur gjithashtu edhe probleme. Ai kërkoi të ngrihen aftësitë e paralajmërimit, vëzhgimit e reagimit emergjent dhe të përsoset sistemi i mjekimit në epidemitë masive.

Në diskutimet e së dielës, presidenti kinez theksoi gjithashtu se duhet të reformohet sistemi i parandalimit dhe i kontrollit të sëmundjeve, të përmirësohen shërbimet e higjienës publike dhe sistemet e sigurimeve mjekësore e të ndihmës në raste të sëmundjeve të rënda, të shpejtohet krijimi i sistemit të efektshëm ligjor për shëndetin publik dhe të përsoset sistemi i zbatimit të ligjit në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Ai shtoi gjithashtu qeveria qendrore dhe ndërmarrjet shtetërore duhet të japin një mbështetje më të madhe për rigjallërimin ekonomik të provincës Hubei.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore