Pekini kundërshton shitjet e armëve nga ShBA-ja Tajvanit

2020-05-25 10:54:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Kombëtare Wu Qian është shprehur se Pekini e nxit me forcë Uashingtonin që të ndalojë menjëherë shitjen e armëve Tajvanit dhe të ndërpresë kontaktet ushtarake me ishullin, për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-amerikane.

"Kjo lëvizje e palës amerikane shkel seriozisht parimin e 'Një Kine' dhe tre komunikatat e përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe përbën një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kinës. Për këtë Kina shpreh pakënaqësi e kundërshtim të fortë," tha Wu.

Ai i bëri këto komente lidhur me miratimin nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së të planit për t'i shitur armë me vlerë 180 milionë dollarë amerikanë Tajvanit.

Wu shtoi se masa e ShBA-së gjithashtu i dërgon një sinjal seriozisht të gabuar Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit dhe separatistëve të "pavarësisë së Tajvanit", duke dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe sigurinë e Kinës dhe duke rrezikuar paqen e qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare Popullore do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.

Mrekulli
Lajmet Kryesore