Wang Yi: COVID-19 është armiku i përbashkët i Kinës dhe ShBA-së

2020-05-24 18:34:28 CRI Komenti juaj Printoni

"Virusi COVID-19 është armik i përbashkët i Kinës dhe ShBA-së. Kina dhe ShBA-ja duhet të mësojnë më parë nga njëra-tjetra përvojat anti-epidemike, për të ndihmuar përpjekjet kundër epidemisë në vendet e veta," tha ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi më 24 maj në konferencën e shtypit të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Duke u përgjigjur pyetjes nga CGTN për marrëdhënien kino-amerikane, Wang Yi shprehu së pasi simpati ndaj popullit amerikan, por edhe keqardhje për sfidat e tyre kundër COVID-19 dhe shprehu shpresën që ky popull do të dalë sa më parë me fitore nga kjo krizë.

Kryediplomati kinez theksoi se COVID-19 është një armik i përbashkët i Kinës dhe ShBA-së. Ai kujtoi se në fillim të shpërthimit të epidemisë, shumë shoqata, ndërmarrje dhe banorë amerikanë dhanë kontributin e tyre në mbështetje të Kinës. Pas shpërthimit të COVID-19 në ShBA, qeveria dhe persona të qarqeve të ndryshme të Kinës i ofruan palës amerikane shumë materiale mjekësore urgjente. Kemi ofruar përkrahje dhe lehtësi për blerjen e materialeve mjekësore kineze nga ShBA-ja. Kina ka eksportuar mbi 12 miliardë maska në ShBA, duke ofruar afro 40 maska për çdo banor amerikan.

Gjithashtu, Wang kritikoi sulmet e politikanëve amerikanë ndaj Kinës dhe u bëri thirrje të mos ta harxhojnë kohën e çmuar me gjëra të pavlefshme. Kina dhe ShBA-ja duhet të mësojnë dhe ndajnë më parë përvojat antiepidemike; së dyti, duhet të nxitin bashkëpunimin shumëpalësh kundër pandemisë; së treti, duhet të garantojnë punën afatgjatë për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Wang Yi thekoi po ashtu se Kina nuk dëshiron ta ndryshojë ShBA-në dhe as ta zëvendësojë atë. ShBA-ja nuk mund ta ndryshojë Kinën sipas dëshirës së saj dhe nuk mund të pengojë procesin e përparimit të popullit kinez prej 1.4 miliardë banorësh. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore